Të gjithëve na ka ndodhur të përplasemi me cepin e komodinës e të përfundojmë me shenja në këmbë, por disa njerëz përfundojnë me të nxira e hematoma edhe nga prekja më e lehtë. Këto shenja paralajmërojnë diçka, por njerëzit mendojnë se këto të fundit janë si pasojë e lëkurës delikate. Më poshtë Living do të rendisë të gjitha arsye përse disa njerëz nxihen me lehtë pas një të goditure.
Me kalimin e moshës dhe kolagjenin që sa vjen e reduktohet , lëkura riparohet shumë më ngadalë. Lëkura bëheht më e hollë dhe venat e gjakur mund të shpërthejnë më lehtë duke ju lënë me hematoma dhe nga prekja më e lehtë.
Ekspozimi i tepruar në diell
Të gjithë e dimë që dielli është armiku numër 1 i lëkurës, duke na shkaktuar njolla kafe, rrudha dhe shenja, por ajo që nuk dini është rrezet UVA dhe UVB ndikojnë gjithashtu në strukturën e venave të gjakut. Nëse këto të fundit mund të zgjerohen apo çahen me lehte, e sigurt që dhe një pickim do t’;ju linte me shenjë.
Medikamentet qe hollojnë gjakun kanë tendencën të hollojnë kapilarët. Nëse merrni ilace te tilla duhet të keni kujdes pasi goditja më e vogël do të krijojë një hematomë të zgjeruar.
Mungesa e vitaminës C
Kjo vitaminë ështëmë e rëndësishmja për shëndetin e lëkurës. Është një antioksidant i fuqishëm dhe ndihmon në prodhimin e kolagjenit. Mungesa e saj shoqërohet me jo pak probleme, dhe ato të lëkurës janë më të zakonshmet.