Lajme

“Pse më parakalove”, plas sherri në Shkozë, plagoset me thikë një person

Një plagosje është regjistruar ditën e sotme në Shkozë. Nga informacionet e para mësohet se sherri ka nisur për motive të dobëta, pas një parakalimi të gabuar.

Pas konfliktit verbal, ka kaluar në dhunë fizike ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Personi i plagosur është qëlluar me mjet prerës. Policia ka arritur të identifikojë autorin, i cili është shoqëruar, teksa po kryen veprimet hetimore.