Jo më akullore pas mesnate, por pse?
Milano ka vendosur ta ndalojë me ligj për shkak të prishjes së qetësisë së banorëve.
Një dokument legjislativ është depozituar nga qeveria lokale e qytetit dhe nëse miratohet mund të ndalohet me ligj shitja e akulloreve muajin e ardhshëm.
Në të vërtetë, jo vetëm akulloret, por edhe ushqime të tjera, si për shembull picat, madje edhe pijet.
Po si i bëhet?
Kush dëshiron të hajë apo pijë, duhet ta porosisë në shtëpi ose të ulet në lokal për ta konsumuar.
Kjo bëhet për të shmangur zhurmat nga radhët apo adrenalina që shkakton një picë apo pije në dorë.
Qëllimi është të vendosim një ekuilibër mes socializmit, argëtimit dhe paqes e qetësisë së banorëve, – tha Marco Granelli.
Ky propozim do të jetë efektiv nga mesi i majit deri në nëntor.
Do të fillojë në orën 12:30 të mesnatës gjatë ditëve të javës dhe në orën 1:30 pas mesnate gjatë fundjavave dhe festave publike. Tavolinat jashtë lokaleve gjithashtu do të futen brenda pas këtij orari.
Qytetarët kanë afat deri në fillim të majit për të apeluar dhe sugjeruar ndryshime në ligj.
Ku do të zbatohet ky propozim?
Do të zbatohet në Nolo, Lazzaretto, Melzo, Isola, Sarpi, Via Cesariano, Arco della Pace, Como-GaeAulenti, Porta Garibaldi, Brera, Ticinese dhe Darsena-Navigli.
Rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Milano tenton të ndalojë akulloren pas mesnate.
Në vitin 2013, kryebashkiaku i atëhershëm Giuliano Pisapia u përpoq të vinte masa të ngjashme, por u përball me reagimin e ashpër të masës dhe si përfundim u dorëzua. Njerëzit mund të hanë akullore ditë e natë, kudo që duan, – tha ai.
Vallë, po këtë herë do të ketë të njëjtin përfundim?