Kur zemra fillon të rrahë më shpejt për dikë që na pëlqen, duket sikur gjithçka ndryshon. Papritur, sjellja jonë bëhet më e ndrojtur, më e çuditshme, apo edhe më e guximshme në disa raste. Por pse ndodh kjo?
1. Prodhimi i dopaminës
Kur ke një fiksim të ri, truri yt fillon të prodhojë më shumë dopaminë dhe oksitocinë, të njohura si hormonet e lumturisë dhe dashurisë. Këto kimikate të bëjnë të ndihesh euforike dhe të përqendrohesh totalisht te personi që të pëlqen, duke ndryshuar mënyrën si sillesh dhe ndërvepron.
2. Mendimet e tepërta
Kur je e interesuar për dikë, fillon të analizosh çdo veprim apo fjalë të tij. Kjo të bën të ndihesh e pasigurt dhe të përpiqesh t’i bësh përshtypje, shpesh duke ndryshuar mënyrën se si sillesh.
3. Instinkti i tërheqjes së vëmendjes
Shpeshherë, nënndërgjegjja jonë na shtyn të ndryshojmë sjelljen për të tërhequr dikë që na pëlqen. Ky është një instinkt natyral, i cili përfshin ndryshimin e sjelljeve apo zakoneve për të fituar pikë bonus në sytë e personit tjetër
4. Reflektimi i ndjenjave
Kur pëlqejmë dikë, fillojmë të shohim botën në mënyrën që mendojmë se do t’i pëlqejë atij personi. Kjo na bën të ndryshojmë sjelljen tonë për të pasqyruar preferencat dhe interesat e tij.
5. Frika nga refuzimi
Ndjenja e pëlqimit na bën më të ndjeshëm ndaj refuzimit dhe kjo mund të ndryshojë mënyrën si sillemi. Shumë njerëz përpiqen të shmangin çdo gjë që mund t’i bëjë të duken të “papërshtatshëm” në sytë e personit që pëlqejnë.
Pra, herën tjetër kur të ndihesh se po ndryshon për shkak të një “crush-i”, mos u shqetëso. Është një proces krejtësisht natyral dhe ndoshta është thjesht një mënyrë e trurit për të të siguruar që je në rrugën e duhur për të krijuar një lidhje të re dhe emocionuese!