LifeStyle

Pse një ecje në ditë mund të të ndryshojë jetën

Ne jetojmë në një epokë ku çdo muaj del një mënyrë e re stërvitjeje. Por, përfitimet e metodës së vjetër, ecjes, nuk duhen anashkaluar. Çfarë ndodh nëse bëni ecje çdo mëngjes?

Kjo është një nga pyetjet më të kërkuara në Google dhe përgjigjja është: Ecja çdo mëngjes zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ul presionin e gjakut, kolesterolin e keq dhe forcon zemrën.

Ecja ndihmon gjithashtu në uljen e stresit, humbjen e peshës, përmirëson sistemin imunitar, madje ul edhe rrezikun e kancerit.

Kur është koha më e mirë për të bërë një shëtitje?

Mjekët thonë se nuk ka kohë ideale, por specifikisht ecja në mbrëmje mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së gjumit. Kjo përputhet me ritmet cirkadiane (gjumë dhe zgjim) në pjesën tjetër të organeve të trupit.

Çfarë efektesh ka në shëndetin mendor ecja në orët e para të ditës?

Kalimi i shumë orëve në punë, ulur para kompjuterit mund të ketë efekte negative në mirëqenien mendore. Ecja mund të ndihmojë, sepse rrit rrahjet e zemrës, zvogëlon nivelet e stresit dhe shanset për të zhvilluar sëmundje të mëtejshme si goditjet në tru ose problemet me zemrën.

Sa hapa duhet të bëjmë çdo ditë?

Nëse jeni midis moshës 25 dhe 30 vjeç, të ecësh 6,000 hapa në ditë është ndoshta shumë pak, ndërsa për një person 85-vjeçar, të ecë 5,000 hapa është fantastike. E rëndësishme është që ecja të jetë pjesë e rutinës suaj të përditshme.