Inteligjenca e lartë mund të jetë bekim, por edhe “mallkim”. Nga njëra anë hap rrugën për një karrierë të suksesshme e nga ana tjetër mund të të pengojë për socializim.
Sipas psikologut Dr Joey Lawrence i cili ka përfunduar një studim mbi këtë temë, njerëzit më inteligjentë se të tjerët hasin këto vështirësi:
Ata bëjnë pyetje “të sikletshme”: ndonjëherë tema që për të tjerët janë tabu, për ta janë krejtësisht normale
– E kanë të vështirë të përshtaten me procedurat standarde të një kompanie ose një institucioni akademik.
-Ata e kanë të vështirë të kuptojnë sjelljen e njerëzve të tjerë: pasi shumica prej tyre mbase nuk janë aq analitikë apo të thelluar.
-Janë të pasigurt për aftësitë e tyre: Ajo që i bën ata të ndryshëm mund të jetë në fakt një burim force, gjë të cilën njerëzit tejet inteligjencë e shohin si “paaftësi sociale”.