Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas bastisjes së banesës së Shkëlzen Gashi nga organet e rendit, duke ngritur pikëpyetje për standardet e drejtësisë.
Ai kritikoi publikisht Prokurorinë, duke pyetur pse nuk hetohen edhe persona të tjerë që, sipas tij, kanë akuzuar vazhdimisht kryeministrin Albin Kurti si “spiun të Serbisë” apo “të Rusisë”
Gashi gjithashtu përmendi deklaratat kundër Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, duke thënë se edhe ato raste nuk po trajtohen nga drejtësia, dhe e përmbylli reagimin me pyetjen: “Pse?”
Postimi i plotë:
Xenin po!
E pse këta jo!
E këta që ditë e natë, e natë e ditë, kudo e kurdo që ju jepet mundësia, publikisht e quajnë Kryeministrin Albin Kurti herë shpiun i Serbisë e herë shpiun i Rusisë!
E këta që publikisht e quajnë Kryeministrin Kurti – Albin Serbia dhe thonë se është i paguar herë nga Serbia e herë nga Rusia.
Pse nuk po i bastis e interviston Prokuroria?
Po këta që s’e kanë lënë asgjë pa thënë publikisht kundër UÇK-së, nuk po i interviston Prokuroria.
Ndoshta mendojnë që mos mi lodh përsëri, se ata janë lodhur shumë duke dëshmuar për Prokurorinë e për Gjykatën Speciale në Hagë!
Thjesht PSE!
