ShowBizzz

Pse nuk ka patur një lidhje tamam? Brikena sqaron arsyen: Kam patur disa probleme…

Që ditën e parë që Brikena Selmani hyri brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, zbuloi se nuk ka patur asnjëherë asnjë lidhje.

Lidhur me arsyen e ka pyetur mbrëmjen e djeshme Selin Bollati, teksa po tregonin histori nga jeta e tyre private.

Brikena iu përgjigj duke i thënë se ka patur disa probleme në familje, e si pasojë nuk ka patur as shumë kohë me u marrë me djemtë, me dalë. Ajo shtoi se kur ka njohur një person, nuk ka menduar aty për aty, por ka menduar nëse e sheh atë person në të ardhmen e saj.

Pjesë nga biseda:

Selin: O Brike, po ti pse nuk ke patur një lidhje tamam, të konsoliduar? Ça të ka penguar?

Brikena: Në përgjithësi, kam patur disa probleme, ca gjëra në familje që nuk kam patur shumë kohë me u marrë djem, me dalë. Nuk kam patur shumë kohë se kam patur disa probleme. Por që gjithmonë kur e kam njohur një person, nuk kam menduar aty për aty, gjithmonë kam menduar a e shoh atë person në të ardhmen time.

Selin: Patjetër, jo me kaluar kohën

Brikena: Në momentin që kam nisur me njohur dikë dhe kam parë për shembull që nuk ka tiparet e mashkullit që dua të kem në të ardhmen , e kam shkëputur menjëherë njohjen, pa kaluar fare me u lidhur me atë person.

Të Ngjashme