Bizanti është një ndër perandoritë më të veçanta të historisë botërore, për arsye se pati një ekzistencë 1-mijëvjeçare.
Bizanti ishte pjesa lindore e Perandorisë Romake dhe në vijimësi u quajt trashëgimtarja e saj. Termi ‘Bizant’ në mesjetë nuk ekzistonte, perandoria quheshe ‘Roma Lindore’ dhe njerëzit që jetonin në territoret e saj quheshin “Romej”.
Ndarja nga Roma erdhi fillimisht me pranimin e krishtërimit që bëri Konstandini i Madh dhe kalimin e qendrës së perandorisë në Kostandinopojë (Stambolli i sotëm), më pas u theksua në vitin 1204 me skizmën e madhe të dy kishave ku ajo perëndimore do vazhdonte me ritin latin kurse ajo lindore me ritit helen. Skizma e vitit 1204 ka sjellë sot ndryshimin midis një të krishteri Katolik dhe një Ortodoks.
Pavarësisht se Pernadoria Romake e Perëndimit në fillim të periudhës mesjetare po kalonte momente kritike për shkak të sulmeve barbare, sekreti i mbijetesës së Bizantit ishte se kishte perandorë, të cilët ishin të vendosur si granit dhe të pamëshirshëm.
Në Perëndim, perandoria u shndërrua në një mozaik mbretërish romano- barbarë, kurse në Lindje organizimi i fortë dhe strukturat shtetërore qëndruan të pacenuara.
Përdorimi i diplomacisë për të përçarë armiqtë e vet ishte strategjia më e suksesshme që kishin perandorët bizantinë. Ata vinin fiset dhe popujt të ndryshëm në konflikte të përgjakshme, në mënyrë që ata të dobësoheshin dhe mos bëheshin më të fuqishëm se Bizanti.
Vetëm bullgarët arritën të krijonin në shek e 8 një shtet më të fuqishëm se ata, por në fund do të mundeshin nga Basili i II i njohur me nofkën “Vrasësi i Bullgarëve”, ky i fundit verboi 15000 ushtarë të zënë rob duke i kthyer tek cari i vet si një përgjigje se ‘çfarë do të thoshte të dilje kundër Bizantit’.
Bizanti ishte një perandori që ra gradualisht, duke nisur me periudhën e Kostandinit të Madh që kishte një shtrirje në tri kontinente si në Afrikë, Evropë dhe Azi, deri në vitin 1453 kur ra Konstandinopoja në duart e osmanëve. Kostandinopoja ishte kthyer vitet e fundit në një qytet- shtet. Perandori i fundit, i cili ngeli i vrarë në fushëbetejë ishte Kostandini i XI.
