Është mbledhur këtë të premte Komisioni hetimor për nxjerrjen e të dhënave të sistemit TIMS. Në rendin e ditës të punës së Komisionit u votuan kërkesat për informacion të propozuara nga ekspertët e komisionit.
Mirëpo gjatë kësaj mbledhje nuk kanë munguar debatet dhe ironitë mes opozitës dhe mazhorancës. Debate ka pasur mes deputetit, njëherazi kryetari i komisionit hetimor TIMS, Ervin Salianji ka pasur një bisedë ironike me Blerina Gjylametin.
Gjylameti me ironi tha se edhe mbledhja e radhës të mbahet kur opozita ka protestë pasi kështu janë më efiçentë.
Ndërsa me ironi Salianji tha se ata janë në protestë, e se PS është me e lumtur për këtë.
Pjesë nga debati:
Gjylameti: Mbledhjen e ardhshme them që të jemi kur të keni ju protestë, që të jemi më efiçentë.
Salianji: E pranoj sugjerimin tuaj. Kushdo që ka mundësi që të bashkohen në protestën para bashkisë në orën 11. Do vini në mbledhjen tjetër, por unë e thashë. Se kam mbyllur, e keni vetë. Protestën e kemi ne, më të gëzuar janë këta të PS. Pse ta mbyllim?! Ja ikën prapë. Pse po ikni.