Herë pas here flitet shumë për lidhjen e Princit William dhe Kate Middleton dhe nëse është reale apo po kalon një krizë.
Bizhuteritë e Kate Middleton janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, veçanërisht ato që ka fituar pas fejesës dhe martesës me princin dhe trashëgimtarin e fronit britanik.
Princesha e Uellsit ka zgjedhur së fundmi të mos mbajë unazën e saj ikonë të martesës me safir dhe diamant, një pjesë që dikur i përkiste princeshës së ndjerë Diana. Por për sa i përket bashkëshortit të saj, ai nuk ka mbajtur kurrë unazë martese, një vendim që e mori para se të martohej dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Përpara ditës së dasmës së çiftit më 29 prill 2011, në fakt, një përfaqësues i pallatit i tha: “Do të ketë vetëm një unazë martese, në përputhje me dëshirat e çiftit”.
Pra, Princi William nuk ka unazë martese – dhe nuk e ka mbajtur kurrë një të tillë. Një veprim që nuk është krejtësisht në kundërshtim me traditën mbretërore, pasi gjyshi i tij Princi Philip, i cili ishte i martuar me Mbretëreshën Elizabeth për 73 vjet, nuk mbante as unazë martese. .
“Gjithçka varet nga preferencat e tij personale”, tha një burim.