ShowBizzz

Pse u kris marrëdhënia e çiftit pas puthjes? Brikena sheh klipin kur Mateo kap nga dora Selin

Raporti i Brikenës dhe Mateos pas puthjes së shkëmbyer në spektaklin e së martës, duket se ka shkuar drejt “rënies”, ndryshe nga sa pritej.

Çifti thuajse nuk kanë pasur komunikim mes tyre, pas një situate ku Brikena u shpreh se Mateo qëndroi me Selin, dhe nuk shoi të hante bashkë me të ushqimin që ajo e kishte përgatitur.

Të lidhura

None found

Këtë mbrëmje ata janë vënë përballë njëri-tjetrit për t’u sqaruar, duke parë dhe skenën e kapjes nga dora të Selin nga Mateo, të cilën Rogerti ia përshkroi si një akt afrimiteti mes tyre.

“Të gjithë e dinë sa vështirë e kam pas unë ta jap një puthje, dhe kur u dha… ditën tjetër doja të gatuaja diçka për mua dhe Mateon. Këto ditë e kam ndjerë Mateon jo të përfshirë, më ka parë dy herë duke qarë dhe as nuk është afruar të më pyes. Këtu nuk ka të bëjë loja, por ndjenjat”, u shpreh ajo.

“Pas puthjes i shkoj të krevati, ajo më largon. E kuptoj pse ishte në siklet, nga ndikimi i Rogertit. I kam shkuar pas edhe nëpër shtëpi dhe më ka larguar. Sa për kapjen nga dora të Selin, e pe që s’ka asgjë për keqkuptim, preferove të besosh Rogertin para meje”, tha Mateo.

Të Lidhura:

  1. Brikena e nominoi, ai e shpëtoi në zinxhir/ Mateo-Selin: Do e sqaroj kur të jetë momenti!
  2. “Daja i saj më ka prerë rrugën”/ Brikena dëgjon deklaratën e Mateos, ‘shpërthen’ banorja: Familjen time nuk e prek askush
  3. “A e ke burrë apo jo, po e nxjerr me duart e tua”, Rogerti vazhdon përplasjet me Brikenën e Mateon
  4. Brikena e gatshme të largohet me Mateon nëse eliminohet nga Big Brother

Të Ngjashme