Lajme

“Pse vetëm ai?” – Bytyçi kritikon Prokurorinë: Pse nuk u bastis edhe Baton Haxhiu?

Profesori Enver Bytyçi ka kritikuar Prokurorinë e Kosovës pas kontrollit në banesën e opinionistit Shkëlzen Gashi, duke e quajtur veprimin me standarde të dyfishta.

Ai ka thënë se autoritetet nuk kanë vepruar njësoj ndaj opinionistëve të tjerë për deklarata të ngjashme mbi luftën në Kosovë.

Postimi i Bytyçit:

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Posaccme paska bastis (kontrolluar) banesën e opinionistit Shkëlzen Gashi! Pse? Për shkak të gabimeve në ekspozitën për krimet serbe kundër Kosovës! Jam plotësisht dakord! Po pse nuk bastisët (kontrolluat) edhe banesat e Baton Haxhiut në Kosovë e në Shqipëri, kur ai kërkoi që krimet e luftës së Serbisë në Kosovë të harrohen?! Pse nuk e bëtë këtë kur Batoni merrte shkopin tregues në dorë dhe vendoste vijën e ndarjes së Kosovës për t’i falë territore Serbisë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut?! Pse nuk kanë kontrolluar ata (bastisur) asnjë shtëpi të atyre opinionistëve që thoshin se “Albin Kurti është më i keq se Miloshevicci”?! Duheshin bastisur njëmijë banesa të këtyre opinionistëve për të ardhur të bastisja e banesës së Shkëlzen Gashit!

Nejse! Kosova duket se ka një prokurori që vepron me skenarë dhe standarde të ndryshme. Për të nuk paska rëndësi akti armiqësor kundër Kosovës, por emri i personit “që e kryen” këtë akt!

Të Ngjashme