Ndërsa çaji i gjelbër është i njohur dhe i konsumuar gjerësisht, ekziston një thesar i vogël nga Kina që shumë njerëz ende nuk e kanë zbuluar, çaji Pu-erh. Ky çaj unik fermentohet dhe ruhet për disa vite, duke zhvilluar një shije të thellë dhe aroma të pasura, ndërsa përfitimet e tij shëndetësore janë të jashtëzakonshme.
Përse ia vlen të konsumohet Pu-erh
Përmirëson tretjen: Ndihmon në metabolizmin e yndyrnave dhe ruajtjen e mikroflorës së shëndetshme të zorrëve.
Kontrollon peshën: Studiuesit e lidhin me ndihmën në humbjen e peshës dhe reduktimin e yndyrnave të trupit.
Shëndeti i zemrës: Mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe mbrojtjen e enëve të gjakut.
Detoksifikim natyral: Ndihmon trupin të çlirohet nga mbeturinat toksike, duke rritur energjinë.
Shton energjinë: Mban trupin aktiv dhe mendjen të zgjuar pa pasur nevjë më pas të pini edhe kafe.
Si dhe kur pihet
Pu-erh pihet zakonisht pas vakteve për të ndihmuar tretjen. Gjethet mund të përdoren disa herë në çaj, sepse lëshojnë gradualisht shijen dhe vlerat shëndetësore. Përdoret më së miri pa sheqer për efekt maksimal.
Ku mund ta gjeni?
Në Shqipëri, Pu-erh nuk është ende shumë i njohur, por mund të gjendet në:
Dyqane të specializuara me çajra të importuar nga Azia.
Dyqanet online që sjellin çajra premium kinezë.
Ose nëse jeni duke planifikuar ndonjë udhëtim jashtë vendit, me siguri do ta gjeni nëse e kërkoni.
