ShowBizzz

Publikohen foto të rralla dhe të ëmbla të princ Harry dhe vajzës së tij Lilibet

Princi Harry u pa duke shijuar një paradë të 4 korrikut në Kaliforni të martën. Duka i Sussex-it – i veshur me xhinse, me një këmishë jeshile dhe kapele – nuk ishte vetëm por me vajzën e tij 2-vjeçare, Lilibet.

Princesha e vogël dukej e adhurueshme me një fustan me lule me çorape të bardha deri tek gjuri dhe këpucë të kuqe. Flokët e saj të kuq (faleminderit, babi) ishin kapur në dy bishta të lezetshme.

Më vonë, edhe Meghan Markle dhe Princi Archie iu bashkuan.

Ka qenë një kohë e trazuar për Harryn dhe Meghan. Së fundmi ata njoftuan se po ndërpresin kontratën me Spotify, tre vjet pasi ranë dakord për një marrëveshje prej 20 milionë dollarësh. Podkasti i Markle, “Archetypes”, nuk do të regjistrojë një sezon të dytë, pavarësisht se u lançua në krye të top-listave vitin e kaluar.

Një burim i brendshëm i tha NY Post se çifti nuk prodhoi përmbajtje të mjaftueshme për të justifikuar pagesën e tyre të plotë prej shumë milionë dollarësh. Në një deklaratë të përbashkët, Spotify dhe Archewell Audio thanë se ata kanë rënë dakord reciprokisht të ndërpresin kontratën. Një burim tjetër i brendshëm pohoi se çifti e konsideron veten viktima të fatit të keq, duke besuar se COVID-19, rënia ekonomike dhe vdekjet e mëvonshme të Princit Philip dhe Mbretëreshës Elizabeth II penguan përpjekjet e tyre për projekte të reja.

Të dy u larguan nga jeta mbretërore e vjetër në janar 2020.

Megjithatë, dyshja kanë ende një marrëveshje fitimprurëse me Netflix, dhe autobiografia e Harry-t, “Spare”, theu rekorde shitjesh duke u bërë libri jo-fiction më i shitur i të gjitha kohërave.