
Kjo është foto më e fundit e të shumëkërkuarit të drejtësisë Lulzim Berisha, pasi ra në pranga nga policia spanjolle.
Ndyshimi në pamjen e tij të jashtme është i dukshëm, me mjekër të bardhë, me syze dhe kapele që i mbulonin fytyrën.
Ditën e sotme Policia e Shtetit njoftoi se Berisha është arrestuar në kuadër të peracionit të përbashkët “Sant Joan” mes policisë shqiptare dhe asaj spanjolle.
Kush është Lulzim Berisha
Lul Berisha njihet si kreu i bandës së Durrësit. Ai ishte i shpallur në kërkim nga SPAK nën akuzën se bashkë me anëtarë të tjerë të bandës së Durrësit janë përgjegjës për vrasjen e tre personave, përfshirë biznesmenin Vajdin Lame, vrarë në Tiranë me bombë në ashensorin e pallatit ku banonte në shkurt të vitit 2005, bashkë me Artan Arsin.
Mirëpo Berisha ka qenë i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje të ndodhura në Durrës në vitet 1998-2004.
Ai u lirua me kusht 6 vite përpara mbarimit të dënimit me argumentin se e kishte kryer gjysmën e dënimit dhe ishte rehabilituar, por Gjykata e Posaçme kërkoi kthimin e tij në burg për vrasjen e Klodia Saliut në vitin 2005.
Berisha ka një historit të gjatë të vrasjeve. Në vitin 1998 banda e tij vrau Dritan Sallakun. KJjo vrasje u cilësua dhe si vrasja e parë e këtij grupi.
Po në këtë vit në 29 tetor, u krye një tjetër atentat ku u vra Viron Curra dhe Arjan Paja, ndërsa mbeti i plagosur Marsel Sotiri.
Një tjetër goditje do të vinte nga kjo bandë në vitin 1999, Marsel Sotiri i cili u plagos në ’98, do të ekzekutohej me breshëri plumbash.
Vrasjet do të vazhdonin njëra pas tjetrës. Për vrasjen e fundit që akuzohet Berisha është ajo e 2005.
Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Taulla dhe Luftar Reçi, akuzohen se në 25 shkurt 2005 në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vrarë Klodjan Saliun, dikur bashkëpunëtorë në “punët e pista”, i cili po lëvizte me autoveturën e tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targë DR8907C.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur autostrada Tiranë – Durrës në drejtim të Tiranës, në segmentin rrugor Durrës – Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj. Nga goditjet me armë mbeti i vdekur në vend Klodjan Saliu, si dhe u plagos O.Truma, i cili ndodhej në automjet duke shoqëruar viktimën. Saliu njihej edhe si kundërshtar i Lulzim Berishës.
Ndërkohë vrasja e dytë ndodhi në 27 shkurt 2005, ku mbeti i vrarë me lëndë plasëse në pallatin ku banonte biznesmeni Vajdin Lamaj dhe Artan Arsi. Autorët e dyshuar janë Emiljano Shullazi dhe Viktor Imeraj.
Sapo Lamaj dhe Arsi janë ngjitur në ashensor, ndërmjet katit të pestë dhe katit të gjashtë ka ndodhur shpërthimi i lëndës eksplozive, duke i lënë të dy personat të vdekur në vend. Sasia e eksplozivit ka qenë e madhe dhe bëhej fjalë për një eksploziv të cilësisë së lartë.
Dy viktimat do të ngjiteshin në katin e tetë, ku kishte shtëpinë Lame. Ashensori në momentin e shpërthimit ka qenë në ngjitje dhe mendohet që shpërthimi të jetë realizuar me telekomandim nga distanca. Gjatë shpërthimit është shkatërruar totalisht ashensori, por nuk është dëmtuar asnjë nga katet e pallatit.
Lamaj ishte një biznesmen i njohur në kryeqytet asokohe, kur mbante edhe postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Boksit, si dhe zv.President i Top Albania Radios, një media e themeluar nga i ndjeri Dritan Hoxha.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo