3
Kryeministri Albin Kurti pati sot në Kuvend një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Në një fotografi, Abdixhiku dhe Kurti duken në disponim ulur përballë njëri-tjetrit në atë që kreu i LDK-së e quajti takim “përmbajtësor, të mbarë dhe të mirë”.
Kurti dhe Abdixhiku thanë pas takimit se çështja e Presidentit duhet të zgjidhet me konsensus ose marrëveshje politike ndërmjet partive.
