Dy zyrtarë policorë të Policisë së Kosovës, një burrë dhe një grua të komunitetit serb, janë suspenduar në veri të Mitrovicës pas një rasti që dyshohet se ka ndodhur gjatë orarit të punës.
Sipas raportimeve, bëhet fjalë për dy policë që pretendohet se janë hasur nga një njësi tjetër policore në një situatë intime brenda një veture zyrtare.
Burime të mediave bëjnë të ditur se rasti është raportuar menjëherë tek eprorët kompetentë, të cilët kanë ndërmarrë masa administrative dhe disiplinore ndaj dy zyrtarëve, duke vendosur suspendimin e tyre për tri ditë.

Zyrtarja
Po ashtu, sipas të njëjtave burime, njërit prej zyrtarëve i është ndryshuar përkohësisht vendi i angazhimit për arsye operative.
Ndërkohë, në rrjete sociale dhe në disa publikime mediatike është shpërndarë edhe një fotografi që pretendohet se i përket zyrtares policore e përfshire në rast. Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar lidhur me autenticitetin e fotografisë apo rrethanat e publikimit të saj.
Rasti mbetet në trajtim sipas procedurave të brendshme disiplinore.
