Lajme

Publikohet fotoja e viktimës, që dyshohet se u qëllua aksidentalisht nga djali i tij

Shpend Hasanramaj është burri që dyshohet se humbi jetën aksidentalisht këtë të enjte në Bjeshkët e Strellcit, në komunën e Deçanit.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka arrestuar si të dyshuar djalin e viktimës, Erdonit Hasanramaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se gjatë veprimeve hetimore është sekuestruar edhe një armë zjarri.

“Është sekuestruar edhe një armë zjarri”, deklaroi Rugova.

Të Ngjashme