ShowBizzz

Publikohet momenti i rrahjes së gazetarit Burim Pacolli nga Mossi dhe dy të tjerë

Reperi Gramoz Krasniqi, i njohur me nofkën Mossi, dhe dy të tjerë, kanë ushtruar dhunë fizike para disa ditësh ndaj gazetarit të Nacionales, Burim Pacollit.

Në pamjet e publikuara, Mossi dhe dy persona të tjerë të shoqëruar me të shihen duke ushtruar dhunë fizike së bashku ndaj gazetarit.

Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë që të tre të dyshuarit për lëndim të lehtë trupor, teksa ndaj reperit Mossi është iniciuar rast edhe për vepra penale të tjera, si: posedim i narkotikëve e kanosje.

Ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit.

Të Ngjashme