ShowBizzz

Publikoi foton duke i mbajtur dorën, Stresi mohon lidhjen me vajzën 18 vite më të re: E kam…

Stresi pak ditë më parë publikoi një foto krah një vajze brune misterioze. Në imazh, ai mbështet kokën në qafën e saj dhe i mban dorën.

“Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite”, ka shkruar Stresi krahas fotos, ku identitetin e vajzës krah tij e mbajti të fshehtë duke i mbuluar fytyrën një emoji me sytë me zemra.

Dedikimi i Stresit dhe foto “tregonin” se reperi kishte nisur një romancë te duke hedhur pas krahëve martesën me Keisin.

Ndërkohë një tatuazh në krahun e vajzës “tradhtoi” Stresin, pasi vetëm pak orë më vonë u bë publik edhe identiteti i saj.

Keni bërë plane për fundjavë? Mos u nisni pa u njohur më parë me parashikimin e motit
Vajza u identifikua si Erzenida dhe vetëm pak javë më parë kishte festuar 18 vjetorin e lindjes. Por, Stresi ka reaguar duke mohuar lajmin se është në një lidhje dashurie.