ShowBizzz

Publikoi këgën e re, Ronela Hajati i kërkon rikthimin Young Zerkës? (VIDEO)

Ronela Hajati për disa vite me radhë jetoi një histori të bukur dashurie me Young Zerkën, edhe pse fjalët e thëna lart e poshtë për lidhjen e tyre nuk u konfirmuan kurrë. Megjithatë dedikimet që ata bënin për njëri-tjetrin në intervista dhe afrimiteti që shfaqnin tregonte shumë.

Mirëpo pas shumë vitesh papritur marrëdhënia e tyre mori fund dhe tashmë ata ndjekin rrugë të ndara.

Por ka qenë kënga e fundit e Ronelës e cila ka lënë të kuptohet se nuk e ka harruar Zerkën dhe i bën thirrje të rikthehet.

“U sa mirë e bon me mu
Kaçurrelso hajde ktu”, është refreni i këngës më të fundit të Ronelës që ka nxitur dyshime se i drejtohet Zerkës, nisur nga kaçurrelat./albeu.com/