Valeri për një javë qëndroi larg pjesës tjetër të fermerëve, ku është dërguar nga Agai pas eliminimit. Ai humbi sfidën përballë Gledis, i cili së bashku me të ishte një nga dy më pak të preferuarit e publikut. Ashtu siç patenta e formatit lejon, Valeri u dërguar në një zonë bregdetare, ku qëndroi deri mbremjen e sotme.
Publiku, përmes televotimit të hapur për të vendosi që ai ta vijojë rrugëtimin e tij në “Ferma VIP”.
“ Valer, përmes televotimit të hapur që prej të premtes mbrema, pyetjes që publiku e do apo jo Valerin në fermë i është përgjigjur me po “, lexoi Fjoralba Ponari në zarf.
Valeri u emocionua shumë si dhe pati dy kërkesë të veçantë për Again.
“Kam një kërkesë, a mund të fle tek stallat sot, jo në fermë. A mundem Aga? Dhe një kërkesë të dytë, a mundem që deri spektaklin tjetër të rri pa folur, të jetë një sfidë për fermerët”, tha Valeri.
Valeri në studio ka sjellë tre kurora të bëra nga ai me lule për Fjoralbën, Sonilën dhe Arminën si dhe një buqetë pë Enkel Demin. Fermeri rrëfeu detaje nga jetesa e tij në Arameras, ku foli edhe për qëndrimin disa ditor me Mariana Kondin.
“Kanë qenë ditë të jashtëzakonshme, interesante. I kam marrë më të mirën atij ishullit. E kam shijuar në maksimum. Ishulli i Valer Crusos ishte. Jam mësuar me mundësi të dyta, të treta në jetë dhe nuk e vuaj atë që të tjerët e vuajnë që dorëzohen. Ja di vlerën çdo sekondi çdo minuti aty ku kam qëndruar. Për mua ka qenë e vështirë të jetojë mes fermerëve, sepse fatmirësisht ferma është e jashtëzakonshme me kafshët. Nuk është një izolim aq i madh sa fermerët e vuajnë. Sa i përket fermervë në momente të vështira njeriu i njeh njerëzit, njeh të mirët dhe pjesën tjetër. Mirënjohje për Elsa Lilën, Çiljetën, Glorian, Ditean deri diku. Sa i përket Marianës e respektoj siç e kam respektuar në fermë. Mariana mbetet një zonjë grua, shumë e mirë”, tha Valer. /vizionplus.tv