
Ndryshe nga herët e kaluara ku rikrijimi i çifteve bëhej nga ishullorët që zgjidhnin njëri-tjetrin, në prime e së dielës ka votuar publiku për çiftet që do të shikojë bashkë këtë javë.
Ja se si ka votuar publiku:
Publiku ka votuar që Aleksandros do të jetë çift me Uedën
Haris është votuar nga publiku të jetë çift me Eridën
Denisi sipas publikut do të jetë çift me Xhesianën
Arlindi nga dita e sotme do të jetë çift me Amadean
Xhuliano do të jetë çift me Xhesikën
Everaldo nga sot është çift me Aishah
Por surprizat nuk mbarojnë këtu, çiftet aktuale do kalojnë secili nga një natë në ‘Folenë e dashurisë’