Lajme

“Pula në burg!”/ 58 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, protestuesit ironi me pankarta

Qytetarët janë mbledhur këtë të hënë përpara Kuvendit të Shqipërisë në ditën e 58-të të protestës, duke vijuar kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit, vëmendje tërhoqi një pankartë me mbishkrimin “Pula në burg, është fabrikë e armëve”, një ironi që lidhet me ngjarjet e protestës së të enjtes, kur deputetët dhe ministrat u goditën me vezë gjatë hyrjes në Parlament.

Protestuesit kanë shoqëruar tubimin edhe me thirrje kundër klasës politike, duke brohoritur: “Rama në burg, Berisha në burg!”, “Parlament i krimit!” , “Parlament analfabet!”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!

Ndërkohë, protesta po zhvillohet nën masa të forta sigurie, me prani të shtuar të forcave të policisë përreth godinës së Kuvendit, ku po mbahet seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar

Të Ngjashme