Me rënien e gongut, fermerët kanë nisur punët në stalla, ku nuk ka munguar energjia e mirë mes tyre.
Baby G dhe Dijonisi kanë kërcyer dhe kënduar gjatë kryerjes së detyrave të caktuara nga kryefermeri, i cili është Robert Aliaj.
View this post on Instagram
Gjithashtu Baby G dhe Çiljeta kanë pastruar stallën e dhive, ku kanë bërë dhe batuta me njera-tjetrën.
“Paradite në pishina dhe pasdite duke mbledhur kakën, sepse kjo është jeta e një fermeri”, thanë Çiljeta dhe Baby G.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër, Dijonisi teksa është kujdesur për pulat, ka dhuruar performancë me këngën “Macarena”.
“O pula, ju kanë rënë puplat! Jeni pula të mbaruara. Pula që nuk bëni vezë. Futuni brenda se ju futa në furrë. Kthehu mbrapa, ku shkon, ec aty se të futa në furrë. T’i shkula puplat”, thotë ai.
View this post on Instagram
Ndërkohë që Baby G dhe Çiljeta ishin duke mjelë lopën, kjo e fundit trembet, moment ky që krijoi të qeshura.
View this post on Instagram
Për të mos humbur asnjë moment gazmor, debate, emocione që ndodhin brenda rrethimit të “Ferma VIP”, mund t’i ndiqni live në dy kanalet e platëformës Tring, “Ferma VIP 1” dhe “Ferma VIP 2”. /vizionplus.tv
Subscribe