S4MM është rikthyer me një projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.
Reperi nga Tetova ka bërë kthimin me një këngë të titulluar “Pull Up”, e cila vjen e shoqëruar me video.
Ai ka bërë një interpretim të veçantë, ku edhe tashmë shquhet për stilin e tij.
Producimi u bë nga Don Gima dhe Niza me video të kompletuar nga Noir.
Kjo këngë tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Samir Selimit (emri i vërtetë).
I njëjti veç këngëve ka bërë një tërheqje edhe nga rrjetet sociale, pasi poston tejet rrallë.
Artisti shqiptar siç shihet ka vendosur të mos jetë edhe aq prezent në media, e të mos komentohet.