Albano, Himena dhe Valeri ishin tre nga fermerët që u angazhuan me punët e fermës këtë mëngjes.
Albano dhe Himena mblodhën vezët dhe pastruan stallat së bashku, ndërsa Valeri moli lopën.
Përveç punëve nuk kanë munguar as batutat mes njëri-tjetrit.
Himena tha se ajo do ta marrë burrin 18 vjeç në mënyrë që ai të punojë. Kjo shaka shkaktoi të qeshura mes fermerëve por edhe “ngacmime”.
Pjesë nga biseda:
Valeri: Do ta marrësh burrin 20 vjeç?
Himena: Jo do marr një 18-vjeçar.
Albano: Çfarë do të marrësh?
Himena: Një burrë 18-vjeçar.
Valeri: Himena tha se do ta marrë burrin 20 vjeç kur të plaket që t’i bëjë punët.
Albano: 20 vjeç? Pse e do 20 vjeç?
Himena: Jo jo nuk do e marr, se më merr fermën ai. /vizionplus.tv/