Ndryshe nga të eliminuarit e tjerë të Ferma VIP, Egzon Berisha ka mbërritur në Ferma Club me bashkëshorten e tij, Aulona Ajrullau Berisha.
Përballë moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, Egzoni foli për eksperiencën e tij në fermë ku u shpreh se nuk ishte aspak lojtar dhe të ishte vetvetja ishte e vetmja strategji e tij.
“Nuk e kam menduar asnjëherë çmimin e madh. Kam hyrë vetëm për ta provuar për eksperiencë.Nuk është natyra ime të bëj debat pa arsye dhe të ngacmoj të tjerët kot. Rëndësi për mua ka që kam kaluar mirë. Punët e stallës i kam bërë me qef. Ndoshta sdo me vinte kur rasti për këtë në jetë”, u shpreh Egzoni.
Modeli foli edhe për raportin me të dashurën, me të cilën njihen prej 8 vitesh, por jetojnë në distancë.
“Distanca nuk më ka penguar kurrë. Ka njerëz që bashkëjetojnë dhe ka njerëz që jetojnë bashkë. Ne jetojmë bashkë”, tha Egzon Berisha.
Bashkëshortja e tij, Aulona foli hapur se çfarë do donte të ndryshonte në eksperiencën e partnerit të saj në Ferma VIP.
“Të debatonte pak më shumë. Të tregonte për veten, për eksperiencat sepse ka shumë bagazh. Më e rëndësishmja është që e ka tregu veten në mënyrën më perfekte të mundshme”, tha Aulona e cila ka qenë edhe shtysa më e madhe e modelit për tu bërë pjesë e kësaj eksperience./vizionplus.tv