Modelja Gloria Meshi dhe këngëtarja Baby G kanë krijuar një shoqëri të ngushtë në “Ferma VIP”. Por pas zgjedhjes së Glorias si kryefermere, duket se gjërat kanë ndryshuar. Që në mbrëmjen e të premtes, kur moderatorja Fjoralba Ponari i komunikoi vendimin Glorias, kjo e fundit nuk zgjodhi Baby G për tek “Njishi”, por Xhesikën.
E duket, se kjo krisje ka vijuar edhe në ditët në vijim.
Sot, dy fermeret janë përplasur me njëra-tjetrën për punët. Ka qenë Gloria ajo që me tone të larta i ka thënë këngëtares se nuk do e respektojë më, për aq kohë sa edhe ajo nuk ka respekt për të dhe nuk i përgjigjet kërkesave për punë.
“E ke zgjedhur vetë. Kur e di që ke probleme, kishe zgjedhur t’i bëje pasdite, se nuk do bëjnë të tjerët punën tënde. Në të dyja herët ma ke ndërruar. Se je shoqja ime, unë kam të drejtë të gjykohem për shkak të detyrës. Gjithë ditën je energjike, thjesht tek punët e mia po më del kundër. Je e vetmja shoqe që po më del kundër. Ti më respekto detyrën. Të gjithë kanë bërë punë ekstra. Në këtë pozicion më ka vendosur Agai. Unë kot flas me ty dhe do respektoj ata që më respektojnë”, tha Gloria.
Por Baby G e ka kundërshtuar, duke i thënë se ajo ka bërë çdo ditë punë në fermë./vizionplus.tv