Lajme

Punëtori në Gjilan bie nga 3 metra lartësi, arrestohet pronari i kompanisë

Në Gjilan një punëtor është lënduar derisa ishte në vendin e tij të punës. Ai ka rënë nga një lartësi rreth tri metra.
Për këtë rast është arrestuar pronari i kompanisë i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti u iniciua si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse” dhe “Rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

“Rr. Idriz Seferi, Gjilan 16.03.2026-10:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në vendin e tij të punës në një firmë, kishte rënë nga një lartësi prej rreth tri metra. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar, pronar i firmës është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Të Ngjashme