ShowBizzz

Puthja me Sarën ndikoi nga ndarja me Ledrin? Flet për herë të parë Roerd Toçe

Aludime të shumta ka patur përsa i përket arsyes së ndarjes mes reperit Ledri Vula dhe Sara Hoxhës.

Pas mungesës së Ledrit në premierat e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, të shumtë kanë qenë ata që kanë menduar se shkak u bë pikërisht pjesmarrja e Sarës në këtë film.

Ndërsa nga ana tjetër nuk kanë munguar edhe aludimet përsa i përket skenave të puthjeve që ajo kishte me një nga aktorët e tjerë të kastit, Roerd Toçe.

Ky i fundit ka qenë i ftuar në një intervistë për programin “Natën me Aulonën”, ku ndër të tjera u pyet edhe për këto lajme që kanë qarkulluar.

A ishte puthja me të shkak për ndarjen e Sarës nga Ledri?

Larg qoftë“- është shprehur Roerdi, ndërsa më pas shtoi se një aktor nuk mund të gjykohet për puthjet në film, pasi është vendosur tërësisht në petkun e personazhit dhe rolit.



lokimagazine