Misteri rreth ndarjes ( ende te papohuar zyrtarisht prej paleve) mes Ledri Vules dhe Sara Hoxhes, vazhdon. Pas mungesës së reperit në premierat e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, të shumtë kanë qenë ata që kanë menduar se shkak u bë pikërisht pjesëmarrja e Sarës në këtë film. Një nga hipotezat që kane qarkulluar ne lidhje me kete, ishte dhe puthja e saj me Roerdin në film.
I ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Roerdi u pyet në lidhje me këto aludime.
“Larg qoftë! Të gjykosh një aktor pse shkëmbeu një puthje është si t’i thuash pse fole në film. Roli, skenari dhe teksti janë të tilla, regjisori ka detyrë të të japë një rol që të ndihesh sa më komfort që të transmetohet mirë tek publiku. Sara e ka arritur këtë”, u shpreh aktori.
Roerdi e mohon totalisht se kjo mund të jetë një arsye se pse ata të dy janë ndarë sepse në film këto gjëra janë normale.