LifeStyle

Puthje dhe buqetë me lule, Mirlind Daku dhe Vesa Vllasaliu bëjnë publike lidhjen

Influencerja Vesa Vllasaliu dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare Mirlind Daku, kanë konfirmuar romancën mes tyre.

Ka qenë vetë Vesa ajo e cila ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta me partnerin e saj, teksa puthen.

Image

Po ashtu, ajo ka publikuar në “Instastory” edhe foton e një buqete me trëndafila të kuq, që mesa duket ia ka dhuruar Daku për përvjetorin e lidhjes.

“Gëzuar përvjetorin”, lexohet në foton e publikuar.

Image

Edhe pse lidhjen ata e kanë mbajtur të fshehtë nga vëmendja publike, për muaj me radhë është folur për romancën mes tyre.

Në media janë raportuar raste kur Vesa është parë duke e përkrahur Dakun në ndeshje të ndryshme, përfshirë edhe në stadiumin “Air Albania”, gjatë përballje ndaj Letonisë.

 

 

 

 

Të Ngjashme