Bota

Putin do të takohet me Erdogan në 12 shkurt në Turqi

Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë një vizitë në Turqi më 12 shkurt. Putin do të takohet me presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan.

Ndërsa më 14 shkurt presidenti turk do të vizitojë Egjiptin, kjo do të jetë edhe vizita e tij e parë në Egjipt që nga viti 2013.

Në takimin mes Erdoganit dhe presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi pritet të diskutohet ndihma humanitare për palestinezët në Gaza dhe hapat për t’i dhënë fund luftës.



/tiranapost