ShowBizzz

“Pyetje shumë e rëndë” – për çfarë hezitoi të përgjigjej Kader Kicaj?

Në ‘Darkën e të Nominuarve’ një pyetje e sikletshme iu bë banores, Kader Kicaj.

Asaj iu parashtrua pyetja nga Blero se kë nga konkurrentët, Albyn apo Lumin do ta shpëtonte, për një rast të caktuar.

“Në mes të Albyt dhe Lumit, kë do ta shpëtoje po të kishe rastin për ta vazhduar lojën?”, ishte pyetja që iu bë.

“Të lutem, a ka mundësi se është një pyetje shumë e rëndë për mua edhe duheni me më respektu, unë Albyn e dua shumë edhe Lumin e dua shumë”, u shpreh ajo.

Bukuroshja prizrenase tutje shtoi: “Shoqja është shoqe, për një mashkull as shoqen nuk kam qejf me e humb. Edhe nëse Lumi kish me qenë fati i jetës time, unë as fatin e jetës tem nuk e humbi për një shoqe. Nuk e di a mundem me u përgjigj për këtë pyetje”.

Lumi ka shprehur një pëlqim haptazi për Kaderin dhe kjo e fundit duket se po e ndjen një gjë të tillë.

Për momentin nuk kanë asgjë, por që pritet të shihet ditëve në vijim.