Lajme

Qehaja: MASHTI të rrisë dialogun për reformat në arsim

Rinor Qehaja, drejtor i Institutit ‘ED Guard’, tha se MASHTI duhet të rrisë dialogun e strukturuar me institucionet lokale qeverisëse, në mënyrë që reformat e prezantuar në nivel qendror të shkojnë te nxënësit në klasë.

Ai nënvizoi të arriturat brenda këtij katërvjeçari qeverisës, sipas të cilit MASHTI ka bërë rishikimin e teksteve shkollore, licencimin e mësimdhënësve, si dhe rishikimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.

Brenda këtij mandati qeverisës të aktivitetit të Ministrisë së Arsimit, Qehaja tha se vërehet një zhvillim në sektorin e arsimit në nivel politik, por që me vështirësi dhe me vonesë është arritur në procesin mësimor në aspektin cilësor.

Kurse për kërkesat e SBAHK-ut drejtuar Ministrisë së Arsimit, për rritjen e pagave, Qehaja tha se qeveria tashmë ka realizuar ngritjen e pagave, derisa shtoi se greva është e drejtë e garantuar me ligj, por që vuri theksin se SHBASHK-u nuk ka të drejtën e pengimit të procesit mësimor.

Ndërprerja e procesit mësimor është padrejtësi e targetume ekskluzivisht kundrejt nxënësit”, tha Qehaja në “InfoPlus”, në RTK.

Ai tha se SBASHK-u ka të drejtën e dialogimit për kontratën kolektive, që janë të domosdoshme kur rrisin nivelin e mirëqenies.

Duke folur për protestat e studentëve të UP-së të paralajmëruar për të martën, Qehaja tha se UP duhet të ketë parasysh statutin e UP-së në të cilën përcaktohet qartë numri i afateve të provimeve, teksa tha se Rektorati i UP-së është në të drejtën e tij, gjithashtu edhe kërkesat e studentëve të jenë në linjë që parashihet në legjislacion, derisa shtoi se protestat e studentëve është e drejtë demokratike, por që kërkesat të jenë në përputhje me linjën statutore.