Lajme

Qëllohet me vezë makina e ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhja (Video)

Pak minuta më parë është shënuar një tjetër incident jashtë ambienteve të Parlamentit, ku pas gjuajtjes me vezë ndaj automjetit të zëvendësministres Albana Koçiu, në shënjestër të protestuesve ka qenë edhe makina e ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhja.

Sipas pamjeve të publikuara, një grup protestuesish të revoltuar kanë qëlluar automjetin me shishe uji dhe vezë në momentin kur ai po largohej nga godina e Kuvendit.

See also  Artan Hoxha zbulon të dënuarin që ka qelinë e luksit në burgNgjarja ka ndodhur mes tensioneve të krijuara gjatë protestës, ndërsa në zonë ndodheshin edhe forca të shumta policie për të garantuar rendin dhe sigurinë.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me incidentin dhe masat që do të merren pas kësaj ngjarjeje.

See also  “E prisja…”/Pse arriti deri në atë pikë situata me Kristin?! Keijsi sqaron: Po përpiqesha, por te partnerja e tij asnjë mashkull nuk…

Të Ngjashme