Zvicra ka mbetur e tronditur pas qarkullimit të një fotoje në rrjetet sociale ku shihet politikaneja myslimane, Sania Ameti duke qëlluar mbi një ikonë të Jezu Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, duke shkaktuar një debat të gjerë në të gjithë vendin.
Fotoja u publikua nga vet ajo.
Në përgjigje të zemërimit publik, ajo dha dorëheqjen nga pozicioni i saj si drejtuese e partisë politike Liberale të Gjelbër dhe më pas e fshiu postimin.
Partia Popullore Zvicerane ka ngritur një padi kundër saj.
/tiranapost