2
Teksa e ka dhënë veten të fortë para banorëve të tjerë, në momente kur ka qëndruar vetem nuk i ka mbajtur lotët
Këngëtari i grupit të dashur për publikun “West Side Family”, Miri, është pjesë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP” që prej ditës së parë.
Rrugëtimi i tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri nuk ka qenë i lehtë për të deri në këto momente. Ai ka patur mjaft debate të ashpra, me tone të forta, ku nuk kanë munguar ofendimet dhe akuzat nga më të ndryshmet.
Teksa e ka dhënë veten të fortë para banorëve të tjerë, në momente kur ka qëndruar vetem nuk i ka mbajtur lotët.
E kështu ka ndodhur edhe ditën e sotme. Ndërsa banorët po shijonin muzikën dhe kërcenin, Miri ka qëndruar vetëm te dhoma e gjumit ku është përlotur.
ks
