Kuriozitete

Qeni e ndjeu se pronaren e kishte shtatzënë para ajo vet ta dinte

Një video prekëse që tregon një qen duke u përqafuar me pronaren shtatzënë para se ajo ta kuptojë se po mban një fëmijë ka pushtuar internetin.

Videoja e Sydney Pritchard Benson e publikuar në TikTok ka më shumë se 860 mijë shikime dhe është një tjetër nga provat e shumta që disa kafshë mund ta ndiejnë vërtet shtatzëninë tek njerëzit.

“Kështu e kuptova në të vërtetë që isha shtatzënë, kur qeni ynë filloi të shtrihej në stomak në mënyrë të çuditshme gjatë gjithë kohës. Ai kurrë nuk e kishte bërë këtë më parë, kështu që shpejt kuptova se diçka po ndodhte. Doli që unë mbaja një foshnjë dhe qeni im e dinte edhe para meje”, thuhet në përshkrimin e regjistrimit të publikuar.

Në videon e cila u bë virale brenda pak kohësh, shihet Sydney dhe qenushja e saj, e cila herë pas here i është mbështetur në bark, sikur e ndjen se është shtatzënë.

Përveç shikimeve të shumta, mesazhi i saj emocionues ka edhe mbi njëqind mijë komente.

“Nuk i meritojmë qentë, fjalë për fjalë po qaj”, është vetëm një nga komentet e shumta.

@sydneymichellebenson

a love story🐶👼🏼😂 #pregnanttiktok #pregnant #dauchshund #sausagedog #pregnancyanddogs #howifoundoutiwaspregnant #preggo #dogsoftiktok #dauchshundsoftiktok

♬ Little Things – Adrian Berenguer