Një studim nga Universiteti Emory ka zbuluar se truri i qenve aktivizohet më shumë kur nuhasin erën e pronarit të tyre sesa kur ndiejnë erë ushqimi apo erë qenësh të tjerë.
Përmes rezonancës magnetike (MRI), studiuesit zbuluan se era e njeriut shkaktonte aktivitet të fuqishëm në bërthamën kaudate, që është qendër e shpërblimit në tru.
Kjo sugjeron se lidhja emocionale e qenve me njerëzit është më e fortë se çdo motivim tjetër, madje edhe ushqimi.
Studimi ndërtohet mbi prova të mëparshme që tregojnë se qentë reagojnë ndaj zërave të lumtur të njerëzve dhe kërkojnë ngushëllim tek ta kur ndihen të shqetësuar.
Qentë janë e vetmja specie joprimate që krijon kontakt të drejtpërdrejtë me sytë e njerëzve.
Rezonanca magnetike tek nënat që kishin si fëmijë ashtu edhe qen tregoi se, kur ato shikonin njërin apo tjetrin, aktivizoheshin të njëjtat zona të trurit që lidhen me emocionet dhe shpërblimin. Kjo tregon se lidhja emocionale me qenin mund të jetë po aq e fortë sa ajo me fëmijën, duke sugjeruar se marrëdhënia mes qenit dhe njeriut mund të rivalizojë lidhjen prind-fëmijë.
Këto rezultatet shpjegojnë pse qentë janë pjesë kaq e rëndësishme e familjeve njerëzore.
