Lajme

“Qepeni gojën”/ Përplasje për shkrirjen e bashkisë në Poliçan, qytetarët braktisin takimin e Ramës

Takimi i Edi Ramës në Berat, i zhvilluar në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, është shoqëruar me debate mes kreut të qeverisë dhe përfaqësuesve të Poliçanit.

Sipas të dhënave, takimi ka nisur me një prezantim të bërë nga Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo. Pas përfundimit të fjalës së Demos, banorët e Poliçanit janë ngritur për të diskutuar dhe për të ngritur shqetësimet e tyre, por janë përballur me reagimin e ashpër të Ramës, i cili u është drejtuar me frazën “Qepeni gojën”.

Kjo deklaratë ka nxitur irritimin e menjëhershëm të të pranishmëve, duke provokuar një debat të tensionuar verbal mes kryeministrit Rama, kryebashkiakut të Poliçanit Adriatik Zotkaj dhe aktores Egla Ceno.

Në shenjë proteste ndaj qasjes së kreut të qeverisë, e gjithë përfaqësia e ardhur nga Poliçani ka bojkotuar takimin dhe është larguar nga salla.

Të Ngjashme