LifeStyle

Qershor i freskët? Harrojeni nëse nuk hiqni dorë nga kjo rutinë!

Eshtë zyrtarisht verë dhe pavarësisht dashurisë tonë për detin, pasditet e gjata, festat, miqtë dhe diellin, vapën nuk e kemi dhe aq qejf. Trupi është gjithnjë i djerësitur, flokët nuk rrinë mirë dhe më e keqja….Lutuni të mos keni asnjë punë rrugëve gjatë orëve të paradites për të mos u ndjerë si pulë e shushatur.  Ka disa sekrete të vogla që gjenden në rutinën tonë që na e bëjnë qershorin dhe gjithë verën të ndihet edhe më e freskët.

1.Kujdes me çfarë zgjidhni të vishni

Hiqni dorë nga ngjyra e zezë dhe materialet e sikletshme. Pambuku, linoja dhe prerjet e lirshme e të rehatshme do t’ju ndihmojnë ta përballoni vapën e frikshme të Tiranës.

2. Make up-i dhe flokët

Eshtë një JO-JO! Mos harroni SPF-në dhe s’ju duhet asgjë tjetër. Kush do që t’i shkrijë kremi pudër nga djerësët? Askush! Ruajeni fytyrën dhe mos e ngarkoni me asgjë përvecse ta ushqeni. E njëjta gjë edhe për flokët. Zhdukeni pjastrën në sirtarin më të padukshëm dhe përqafoni ondet natyrale. Një kapje e shkujdesshme duket perfekt në lëkurë të nxirë.

3. Hidratohuni

Duket si këshillë klishe, por është më e rëndësishmja për ta ndjerë sa më pak vapën e këtij qershori. Pini ujë dhe zgjidhni vende me hije. Asgjë s’e bën më perfekte një pasdite vere sesa një vend nën hije, teksa shijon Aperolin e radhës me iqos-in e ri në dorën tjetër, nëse jeni përdorues patjetër.

4. Optimizoni kushtet e shtëpisë suaj

Të krijosh një ambjent të freskët dhe të rehatshëm është thelbësore për muajt e nxehtë.Mbajini dritaret mbyllur gjatë ditës për të mos deportuar rrezet e nxehta.  Kondicionerin përdoren me zgjuarësi sepse jo gjithnjë është shpëtim.