Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, sipas të cilit, Kurti i kishte thënë se zbatimin e vendimit për tokat e Manastirit të Deçanit e kishte bërë për “hatër të tij”.
Manxhuka ka thënë se vendimi për zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë rast u bë pas bisedimeve me raportuesin në Këshillin e Evropës.
Ai ka thënë se Rashiq ka bërë një ngatërrim dhe se Kurti për “hatër të tij” ka bërë vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.
“Që nga dita e parë në Kurti 2 në mars 2021, nga ambasadorët e Quint-it por edhe nga ministri Rashiq është kërkuar zbatimi i aktgjykimit të GjK, por kjo ka ndodhur vetëm në kuadër të bisedimeve me raportuesen e Këshillit të Evropës, Bakoyannis, tre vjet më vonë, në mars 2024.Ajo çka ka ngatërruar ministri Nenad Rashiq është pranimi i kërkesës së tij për vizitë të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023, siç mund ta shihni në fotografinë më poshtë”, ka shkruar
Manxhuka thënë se vendimi për zbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë rast u bë pas bisedimeve me raportuesin në Këshillin e Evropës.
“Zbatimin e aktgjykimit, tashmë të marrë nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2016, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka bërë vetëm në dritën e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe për asgjë tjetër. Siç dihet, pas vendimit, në mars të vitit 2024, raportuesja Dora Bakoyannis shpërndau raportin e saj, ku konfirmoi që Kosova, pas zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e Manastirit të Deçanit, ka plotësuar të gjitha parakushtet për anëtarësim dhe duhet të ftohet të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës, pa parakushte shtesë”, ka shkruar Manxhuka./teve1.info/
Rashiq: Kurti më tha se vendimin për tokën e Manastirit të Deçanit e mori për shkakun tim
