Një incident me armë zjarri ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se policia ka pranuar informatën për të shtënat, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe është në kërkim të personit të dyshuar, i cili tashmë është identifikuar”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Ndërkohë, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka deklaruar për Telegrafin se gjendja e të plagosurit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
“Është sjellë një i plagosur në Qendrën Emergjente, i plagosur me armë zjarri. Gjendja e tij është stabile për momentin dhe jashtë rrezikut për jetë. Pas ekzaminimeve në Qendrën Emergjente, ai do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë”, ka thënë Syla.
Të shtëna me armë zjarri në Breg të Diellit – plagoset një inspektor i IPK-së
Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit – jashtë rrezikut për jetë
