Ka filluar mbledhja e Komisionit të Legjislacionit në Kuvendin e Kosovës, ku po shqyrtohen amendamentet kushtetuese të paraqitura nga presidentja Vjosa Osmani, të cilat parashohin që presidenti apo presidentja e vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët.
Deputeti i VV-së, Vigan Qorrolli theksoi se Gjykata Kushtetuese e Kosovës mbetet e njëjtë dhe se, përderisa nuk ka ndryshuar praktika apo precedenti për çështje të ngjashme, amendamentet kushtetuese të vlerësuara më parë nga Gjykata Kushtetuese konsiderohen kushtetutshmërisht valide.
Ai shtoi se komisioni duhet të fokusohet në përmbajtjen e amendamenteve dhe të deklarohet nëse është pro apo kundër tyre, duke i shqyrtuar ato “germë për germë”, në mënyrë që propozimi të procedohet për seancë plenare për votim, sipas procedurës kushtetuese të parashikuar në Kosovë.
Qorrolli theksoi po ashtu se çështjet periferike, si mënyra e dorëzimit të dokumenteve apo procedurat administrative të ngjashme, nuk janë të rëndësishme për punën e Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës.
