Deputeti i zgjedhur Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, i ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë duke deklaruar se opozita duhet të jetë konstruktive sa i përket formimit të institucioneve të reja.
Qorrolli në emisionin “Këndi i Debatit” vlerësoi se nuk është e ndershme që opozita pas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të 7 qershorit, të vendos kushte.
“Nëse opozita vendos kushte është e pandershme. Aleanca ka vendosur kushte, LDK gjithashtu përmes Vjosa Osmanit. Me 7 mandate shembull Aleanca nuk mund të vendos kushte për formim të institucioneve. Shpresoj se kësaj radhe do të reflektojnë”, ka thënë të enjten Vigan Qorrolli te “Këndi i Debatit”.
Sipas Qorrollit, VV-ja ka qenë bashkëpunuese edhe në legjislaturën e kaluar kur vendi shkoi në zgjedhje pasi nuk u arrit konsensus për zgjedhjen e presidentit.
“Ne i kemi dhënë LDK-së edhe herën e kaluar hise duke u ofruar zëvendëskryeministër e ministra, por refuzuan. Në legjislaturën e kaluar ne kemi qenë në gjendje që deri në ora 23:55 t’i formojmë institucionet, por që opozita refuzoi. Ne i kemi ofruar opozitës ofertën “zgjidh e merr” duke u treguar tejet kreativ. LDK tashmë i ka bërë 3-4 adresa. Shpresoj se deri në çertifikimin e rezultate të jenë unik në mënyrë që të kemi një qëndrim të tyre në lidhje me qeverinë dhe presidentin. Kosova nuk ka arsye që të humbas më shumë kohë pasi që kemi nevojë për institucione”, theksoi ai.
Qorrolli ndër të tjera pohoi se opozita as pas përfundimit të zgjedhjeve nuk po tregohet unike.
“Taborit të opozitës duket se po i’u duhet kohë për reflektim pasi që nuk janë unik”, pohoi ndër të tjera Vigal Qorrolli.
