Lajme

Qorrolli: Pa Vetëvendosjen nuk zgjidhet presidenti, s’jemi për zgjedhje të reja

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli, ka deklaruar se pa përfshirjen e Vetëvendosjes nuk është e mundur zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës.

Ai theksoi se LVV nuk është për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, por për arritjen e një emri konsensual që do të sigurojë 80 votat e nevojshme në Kuvend.

Sipas Qorrollit, Kosova do të ketë president të ri, qoftë përmes mandatit të dytë të presidentes aktuale apo përmes zgjedhjes së një figure tjetër, por siç tha ai procesi duhet të çojë drejt stabilitetit institucional.

Në fund, ai ritheksoi se vendit i duhen institucione funksionale që burojnë nga sovrani dhe nga institucioni më i lartë përfaqësues, Kuvendi i Kosovës.

“Sigurisht që pa Vetëvendosje nuk mund të zgjidhjet presidenti, ne nuk jemi për zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, duhet me mbërri te një emër konsensual për me e pas 80-shin në kuti. Do të ketë president të ri, zonja që mund ta marr mandatin e dytë ose do të ketë një president të ri, sigurisht ne duhet t’i japim Kosovës institucione stabile të cilat rrjedhin nga burimi origjinal nga ajo sovrane që është Kuvendi i Kosovës”, ka deklaruar Qorrolli në emisionin “Info Nata” në Tëvë1./teve1.info/

 

Të Ngjashme