Lajme

Qytetarët ankohen për mungesë barnash në QKUK

Në duar ka një qese me medikamente.

Si ky qytetar, pamje e tillë shihet shpesh brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Kjo pasi një pjesë e barnave mungojnë.

Për këtë shkak, pacientëve u duhet t’i sigurojnë vetë ato.

Në disa raste, ata thonë se janë detyruar të blejnë edhe paracetamol.

“Krejt valla, edhe paracetamola. Tanat senet, veç mi shkrujshin shko merri qeto katër, qeto tri, veç do infuziona të vogla ato ja jepshin këta vetë, se krejt”, thotë qytetari Besmir Mjeku.

E Alush Morina, bashkëshortja e të cilit po trajtohen në Klinikën e Onkologjisë, thotë se 50 përqind të barnave detyrohet t’i blejë vetë.
“Para tre jave që kam qenë, ato që nuk kanë qenë (barnat) ishin, disa tjera jo. Këtu sa herë që vjen veç duhesh me ble…Sa herë që po vi këtu me marr terapi pa 150-200 euro më së paku, plus edhe rruga, 300 euro nuk e qet”, shprehet Alush Morina-qytetar.

Situatë e njëjtë paraqitet të jetë edhe në Klinikën e Radiologjisë.

“Çka më dhojnë mjekt, çka i gjoj atje, do paracetamolla, për shtypje, tjerat duhet me i ble. Qe qetash e kom marr. Qe qe kjo është e mjekut, mi ka qit hapat e s’kom qare pa e ble…Barna nuk ki ndër 15 euro, vitamina s’ki ndër 15 euro. Me 150 euro penzion çka me bo”, thotë Hajdar Selimoviq-pacient.

Të tilla ankesa kanë pranuar edhe në Odën e Farmacistëve.

Ani pse thonë se tani ka përmirësim të furnizimit.

“Nga rapotimet dhe ankesave të pacientëve më së shumti apo më shpesh kemi pas raportime për mungesë të barnave në trajtimet onkologjike apo kimoterapi dhe disa barna në terapitë ndihmëse. Mirëpo për korrektësi, në raport me të kaluarën, tani kemi përmirësim me furnizim të barnave po flas në institucione shëndetësore publike”, thotë Astrit Haxhijaha-nënkryetr I Odës së Farmacistëve.

Por pse ka mungesë të barnave esenciale në QKUK?

“Mungesa e barnave apo materialeve medicinale vjen si pasojë e dështimit në procedurë tē prokurimit në mungesë të ofertuesve, në rastet kur produktet nuk janë të regjistruara në Republikën e Kosovës apo edhe si pasojë e mosfurnizimit me kohë si pasojë e vonesave në liferim”, thuhet nga QKUK.

Me mungesë të barnave esenciale, sistemi shëndetësor në Kosovë është përballur në vazhdimësi.

Të Ngjashme